Manchester United – Ronaldo gati të zbulojë të vërtetën e tij

Home » Manchester United – Ronaldo gati të zbulojë të vërtetën e tij

Pas shumë lajmesh dhe thashethemesh mbi të ardhmen e tij, Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë publikisht mbi raportimet për të ardhmen e tij. Sulmuesi portugez ka deklaruar se së shpejti do të thotë të vertetën mbi fatin e tij tek United, teksa ka konsideruar si gënjeshtra, shumë shkrime dhe lajme në mediat sportive.

Pavarësisht faktit se trajneri i skuadrës, Erik ten Hag, ka thënë se Ronaldo nuk është në shitje, CR7 mund të largohet nga “Djajtë e Kuq” para përfundimit të kësaj merkatoje. Në një postim në rrjetin social Instagram, sulmuesi veteran deklaroi:

“Ata do ta dinë të vërtetën kur të më intervistojnë brenda pak javëve. Media po thotë gënjeshtra. Kam një bllok shënimesh dhe në muajt e fundit, në 100 shkrimet që kanë qarkulluar për mua, vetëm 5 prej tyre kanë qënë të sakta. Kjo është situata.”

Pavarësisht rikthimit të Ronaldo tek United, klubi legjendar nuk nuk ia doli të kualifikohej në Champions League, teksa po përballet jo vetëm me një krizë rezultatesh, por me një krizë identiteti. Ish-shoku i skuadrës së Ronaldo tek United, Gary Neville, dha mendimin e tij për deklaratën e portugezit. Në një postim në rrjetet sociale, Neville tha:

“Përse duhet që lojtari më i mirë i të gjitha kohërave (për mendimin tim) duhet të presë 2 javë për t’u thënë tifozëve të Manchester United të vërtetën? Dili përballë tani dhe fol. Klubi është në krizë dhe i duhen lidera për ta udhëhequr. Ai është i vetmi që mund ta kapë situatën nga kryet.”

Pas humbjes në 2 ndeshjet hapëse të sezonit, United gjendet në vendin e fundit në renditjen e Premier League, për herë të parë që prej sezonit 1992-93. Trajneri Ten Hag dhe drejtuesit e klubit janë ende në një proces intensiv rekrutimi, për të sjellë lojtarë që do të ringrenë dhe një herë tjetër imazhin dhe prestigjin e Manchester United.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

New Bookmakers
Betcity

100% Free Bet Cashback

Fairplay

Get 2 x $10 Free Bets at Royal Bet. Minimum deposit $10.

betfair

Live Casino Games Good Customer support

SBO BET

SBOBET sportsbook is popular with most players because of its numerous bonuses.

Falcon Bet

Massive range of odds. All payment methods.