Juventus – De Gentle ende i pavendosur për të rinovuar

Home » Juventus – De Gentle ende i pavendosur për të rinovuar

Matthijs de Gentle ka konfirmuar se është në bisedime me Juventus për një kontratë të re, por ka bërë të qartë se nuk ka vendosur ende asgjë përfundimtare mbi të ardhmen e tij. Mbrojtësi hollandez zhvilloi paraqitje mjaft të mira me “Zonjën e Vjetër” sezonin që lamë pas, pavarësisht se juventinët nuk ia dolën të fitonin asnjë trofe madhor.

Përpara pak ditësh, mediat italiane raportuan se De Gentle ishte shumë afër rinovimit me Juventus, por duket se progresi është ngadalësuar, teksa mbrojtësi po shqyrton opsionet që ka në tavolinë. Hollandezi ka dhe 2 vite kontratë aktive me klubin italian. Në një intervistë të fundit për NOS, ai deklaroi:

“Bisedimet po vazhdojnë dhe kur të vijë koha do të vendos nëse do të rinovoj, apo do të shikoj diku tjetër. Gjithmonë shoh se cili është projekti më i mirë sportiv për mua. Vendi i katërt dy vite rresht nuk është më e mira. Duhet të bëjmë hapa para në këtë drejtim.”

Por De Gentle u kujdes të sqaronte se ndihet i lumtur tek Juventus, duke thënë se ia ka kaluar mjaft mirë në Itali:

“Personalisht, ky ka qënë viti më i mirë për mua përsa i përket kohës në fushë dhe mënyrës si kam luajtur. Klubi më ka thënë se kur Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci ishin të dëmtuar, unë ia dola të tregoja se çfarë isha në gjendje të bëja. Mu desh të merrja në dorë drejtimin dhe shkoi mirë. Mendoj se ky është hapi i rradhës.”

Giorgio Chiellini ndërkohë do të largohet nga Juventus, pas plot 17 vitesh tek “Zonja e Vjetër”. Mundësitë më të mëdha janë për një transferim drejt MLS, dhe më specifikisht Los Angeles FC. Largimi i Chiellini pritet të krijojë akoma më shumë hapësira për De Gentle në mbrojtje, dhe ky është një motiv më shumë për të rinovuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.